Moratës nuk i vjen keq për Realin / “Nëse i mungoj, më vjen mirë”
Alvaro Morata ka lënë Spanjën dhe Realin për të nisur një “jetë” të re në Premier Ligën angleze me Çelsin. Ai ka dhënë një intervistë për televizionin spanjoll “TVE” ku ka përcjelë mendimet e tij rreth Anglisë dhe Premier Ligës si dhe ka komentuar situatën që po kalon Reali i Madridit.
“Nuk e di nëse i mungoj Realit apo jo. Por nëse njerëzit mendojnë se unë i mungoj më vjen mirë që e dëgjoj. Konte? Është një trajner që të bën të besosh gjithnjë. Është një trajner që nuk të lejon të qëndrosh në atë që njihet si zona e komfortit. Për Konten të gjithë lojtarët duhet të japim më të mirën.”
“Fakti që ke mundësi të luash në çdo ndeshje nëse stërvitesh mirë të motivon më shumë. Nëse do të kisha dashur më shumë para ose qytet më të mirë do të kisha qëndruar në Madrid në shtëpinë time, por unë jam lojtar dhe dua të luaj.”
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



