E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Mos karikoni smartfonët gjatë natës!
Publik News

Mos karikoni smartfonët gjatë natës!

Ju dëshironi që pajisjet tuaja teknologjike të jetojnë sa më gjatë të jetë e mundur. Të marrësh maksimumin nga bateria është po aq e rëndësishme.

Bateritë e rikarikueshme me kalimin e kohës humbasin kapacitetin e tyre. Ju do të vini re një rënie të kapacitetit që në vitin e parë të përdorimit. Për shumicën prej nesh kalimi i një dite të plotë baterie pas dy vitesh përdorim është thuajse i pamundur.

Prodhuesit madje specifikojnë jetëgjatësinë e smartfonëve përmes cikleve të karikimit të baterisë. Një cikët përcaktohet si një karikim nga 0 deri në 100% dhe rikthim në 0%.

Numri i cikleve të pritshme tregon sesa herë mund të karikoni një bateri në 100% dhe ta konsumoni atë plotësisht përpara se të fillojë të humbasë kapacitetin.

Në pjesën më të madhe të pajisjeve teknologjike bateritë Lithium-Ion janë bërë standard. Nga smartfonët tek laptopët e madje edhe një makinë elektrike.

Bateria Li-Ion më popullore është 18650. Ajo përballen 300 deri në 500 cikle karikimi përpara se kapaciteti i saj të bjerë në 75% ku edhe problemet e para fillojnë të shfaqen.

Pse degradojnë bateritë?

Smartfonët dhe tabletët përdorin një version të Li-Ion quajtur Lithium-Ion Polymer. Ky version është më i sigurte, ka kapacitet më të lartë dhe karikohet më shpejtë.

Bateria degradon më shpejtë kur e karikoni mbi 80% dhe e lini të bjerë në 20%. Që të rrisni jetëgjatësinë e baterisë, pajisja juaj të operojë në 50% karikim.

Duke e përdorur brenda kufijve 20 dhe 80% ju mund të rrisni numrin e cikleve të një baterie në 1,000 përpara se të vini re një rënie kapaciteti. Me pak fjalë i bie 3 vite karikim për çdo ditë.

Pse ndodh? Për mënyrën sesi bateria funksionon. Këto bateri përbëhen nga një shtresë e oksiduar e lithium cobalt dhe një shtresë grafit. Jonet Lithium kalojnë nga grafiti në oksidin e lithium cobalt për të lëshuar energjinë.

Duke e karikuar ju i zhvendosni këto jone përsëri në shtresën e grafitit. Ky proces karikimi për shkak të fërkimit të brendshëm shkakton nxehtësi dhe është një prej vrasësve kryesore të baterive.

Si të rrisni jetëgjatësinë e baterisë?

Aplikoni karikimin e pjesshëm mes 20 deri në 80%

Reduktoni mbajtjen e baterisë në 100% sepse kjo degradon më shumë se asgjë baterinë

Mbani pajisjet në temperature dhome duke shmangur kushtet ekstreme

Reduktoni konsumin e baterisë me fikje ndezje të panevojshme

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.