“Mos lejoni të luajë me taksat tuaja”/ Basha për krizën energjitike: Rama do e përdorë këtë fatkeqësi për të mbushur gropat që ka hapur në buxhet!
Para interesit tuaj, punësojnë me lekët që ju marrin ju, patronazhistë dhe militantë në institucionet shtetërore, që shantazhojnë dhe përgjojnë qytetarët. Këto janë miliona euro që dalin nga xhepat tuaja. Përmes taksave që paguani kur bleni një bukë. Përpara interesit të njerëzve, Rama ka zgjedhur luftën personale për pushtet. Ka vendosur makutërinë dhe babëzinë e tij dhe njerëzve të tij. I ka vendosur sërish në pozicione të larta, disa të tjerë i ka ulur përkohësisht. Vetëm ryshfeti ndaj këtij shteti, sipas të dhënave zyrtare i kushtojnë 500 mln euro në vit. Raporti ndërkombëtar na rendit në botë të dytin pas Zambias afrikane. Pas kësaj vjen Shqipëria e Edi Ramës për ryshfetin. Pa pretenduar se ryshfeti lindi me këtë qeveri, niveli i korrupsionit është 3 fish më i lartë se sa në 2013.
Këto janë plagë për qytetarët që rropaten për të nxjerrë bukën e gojës, për të rintjë dhe të rejat që nuk gjejnë dot punë. Jam i bindur se çdokush që ka dëgjuar shfaqen e sotme, çdokush që posedon zgjuarsi nuk mund të gënjehet. Kjo nuk është krizë energjitike, kjo është kriza e keqmenaxhimit, korrupsionit të kësaj qeveria. Detyra e çdo qytetari, është të mos e lejoni të gënjejë e të luajë me taksat tuaja, me bukën e fëmijëve tuaj. Rama do e përdorë këtë fatkeqësi për të mbushur gropat që ka hapur tenderat korruptivë” – tha Basha.
Më tej kryedemokrati thotë se vendimet e gabuara të qeverisë së Ramës, kanë çuar borxhin publik në 80% të prodhimit të brendshëm bruto(GDP) të Shqipërisë.
“Ai që ka sjellë këtu me vendimet e tij të gabuara dhe kriminale që e ka çuar borxhin publik në 80% të GDP-së, pa përfshirë PPP-të që e çojnë 100%, ai kërkon të merremi me batuta. Me gërr-vërre, me gjithçka të mundshme vetëm për të hequr vëmendjen ndaj faktit se falë tij, në këto 8 vite buka është më e shtrenjtë, energjia elektrike është më e shtrenjtë. Qeveria e Edi Ramës refuzon planin tonë racional. Ai ka planin e tij për të vjedhur dhe për të varfëruar më shumë Shqipërinë dhe shqiptarët. Ne jemi në parlament për këtë arsye. Jemi në Parlament për këtë betejë” – tha Basha.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



