E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Moska nuk i beson Zelenskyt, skeptike mbi përdorimin e raketave amerikane
Lajme

Moska nuk i beson Zelenskyt, skeptike mbi përdorimin e raketave amerikane

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, deklaroi këtë të mërkurë se Moska nuk u beson pretendimeve të presidentit ukrainas Vladimir Zelensky se Kievi nuk do të sulmojë territorin rus, nëse pajiset me sistemet amerikane raketore me rreze të gjatë.

“Jo,” tha zëdhënësi, duke iu përgjigjur një pyetjeje nëse Kremlini u beson fjalëve të Zelensky.

“Për të besuar, duhet të ketë përvojë të mëparshme kur premtime të tilla janë përmbushur. Për fat të keq, një përvojë e tillë është plotësisht inekzistente,” shpjegoi Peskov.

“Përkundrazi, e gjithë historia e ngjarjeve dëshmon se, duke filluar me premtimin kryesor të fushatës së Zelenskyt për t’i dhënë fund luftës në juglindje të Ukrainës njëherë e përgjithmonë, premtimi nuk u përmbush dhe Marrëveshjet e Minskut nuk u zbatuan, ato u zhytën në harresë, dhe për fajin e Ukrainës”, theksoi zëdhënësi.

“Kështu që ne nuk kemi vërtet asnjë kredi besimi për palën ukrainase,” vuri në dukje ai.

Kujtojmë se të martën, Zelensky deklaroi gjatë një interviste për kanalin televiziv të SHBA-së Newsmax se Kievi nuk ka ndërmend të përdorë sisteme raketash me rreze të gjatë veprimi të prodhuar nga SHBA për të sulmuar territorin rus.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.