E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Moti i keq, shumë fshatra në Lezhë pa energji elektrike
Lajme

Moti i keq, shumë fshatra në Lezhë pa energji elektrike

Disa fshatra në qarkun e Lezhë vijojnë të jenë pa energji elektrike që prej mbrëmjes së kaluar, duke krijuar vështirësi serioze për banorët e zonës.

Sipas informacioneve nga terreni, pa furnizim me energji kanë mbetur zona si Balldren, Torovicë, Malecaj, si dhe disa fshatra të tjerë përreth.

Ndërprerja e zgjatur e energjisë ka sjellë probleme në familje, biznese të vogla dhe aktivitete bujqësore, ndërsa mungesa e informacionit zyrtar ka rritur shqetësimin e banorëve.

Deri në këto momente nuk ka një njoftim zyrtar lidhur me shkakun e ndërprerjes apo me afatin e rikthimit të energjisë elektrike. Banorët kërkojnë ndërhyrje të menjëhershme dhe një reagim transparent nga institucionet përgjegjëse për të normalizuar situatën sa më parë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.