E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Moti në fundjavë edhe për plazh
Lajme

Moti në fundjavë edhe për plazh

Në fundjavë pritet një rritje temperaturash, e përshtatshme edhe për plazh. Kjo sipas meterologes Lajda Porja e cila thotë se termometri mund të shënojë deri në 25-26 gradë në qarkun e Vlorës.

Sipas Porjas, nga data 27-28 fillojnë “plakat” të cilat rikthejnë reshjet e shiut dhe uljen e temperaturave. Meteorologia thotë se pranvera e këtij viti do të jetë me ditë dimri, ditë plazhi dhe shumë surpriza të tjera.

Një diell dhe ideal do të thosha gjatë kësaj fundjave ku priten temperatura, sidomos dita e shtunë me vlera 25-26 gradë, tipike dhe për plazh do të thosha, megjithatë moti do të jetë i kthjellët, vranësirat në zonat malore do jenë kalimtare dhe të pakta. Nuk zhgënjejnë sërish ‘plakat’ duke bërë që fundi i marsit datat 27-28, pra javën tjetër të sjellin reshje, megjithatë reshje do jenë kalimtare.

Parashikohet që edhe deti i qetë pasi dhe era do jetë kryesisht e lehtë dhe me shpejtësi jo më shumë se 28-30 km në orë. E gjithë vija bregdetare me temperatura mbi 20 gradë, mund ta shijojnë sidomos dita e shtunë, ku parashikohet që qarku i Vlorës do të regjistrojë dhe vlerën 25 gradë, temperatura shumë të larta krahasuar me periudhën në të cilën ndodhemi.

E shtuna dhe e diela janë shumë të favorshme përgjatë këtij marsi dhe surprizues do jetë kjo pranverë. Do kemi dimër, do kemi plazh, do kemi gjithë surprizat e mundshme edhe gjatë muajit prill

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.