E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Moti/ Reshje shiu dhe breshër, njihuni me parashikimin e motiti për ditën e sotme
Lajme

Moti/ Reshje shiu dhe breshër, njihuni me parashikimin e motiti për ditën e sotme

Ditën e premte vendi ynë do të jetë në ndikim të masave ajrore të paqëndrueshme. Moti do të jetë me alternime vranësirash si dhe kthjellime pas orëve të mesditës.

Reshje të herëpasherëshme shiu prej orëve të mesnatës përgjatë vijës bregdetare e gradualisht në të gjithë territorin deri në orët e mesditës. Hera-herës shtrëngata me shkarkesa elektrike dhe breshër. Në orët e pasdites reshjet humbasin intensitet dhe lokalizohen kryesisht në relievet malore.

Era do të fryjë me drejtim juglindje-veriperëndim me shpejtësi mesatare 1-6m/s, e cila në momentin e zhvillimit të vranësirave dhe përgjatë bregdetit fiton shpejtësi 6-10m/s shoqëruar me dallgëzim të forcës 2-3ballë.

Temperaturat parashikohen: në zonat malore 15 deri 31°C, në zonat e ulëta 16 deri 32°C, në zonat bregdetare 20 deri 34°C.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.