Motra e Niqkës pe Selaniku. dhe Pandi Bërthama nê Orikum
Tani që sezoni turistik në bregdet është në kulmin e vet dola në mëngjes të pastroja para pallatit.Oborri mbushur me letra,qese plastike,goma makinash,dërrasa,teneqe djathi,kartona kondicionieri.Vura dorezat e ia nisa punës.Po s’qe e thënë.Nga lart,kati i pestë,më bërtiti dikush që me siguri qe nga Korça.
-O byrazer,hej ty po të flas.O lalkë!
Nuk mendova se e kishte me mua ndaj vazhdova pastrimin.
-O torobell,-më erdhi thirrja e te këmbët më preku një bërthamë pjeshke.U ktheva nga korçari.
-Mos u sallavit te oborri.Kanaçe s’ke këtu,gjen andej nga lokalet te deti.Nisu,mos u mbollis!
E shoqja qeshte,por e preu harenë se i ra celulari.
-Hë,me Niqkë,si jeni nga Selaniku?Pa na llafos një çiçkë,me.Jam me Pandin në ballkon.Kemi erdhur dy javë në Orikum,te kunati,Nesti.Ka një hyrje ai kaluar hotelit me 5 yje.U kënaqmë.Shohim detin e na fryn era e jodit.Po gajasemi tani me një fukara që mbledh kanaçe.
Burri më qëlloi me një bërthamë tjetër.U nxeha,po u përmbajta.Hoqa dorezat dhe shkova drejt shkallëve për në shtëpi.Te sahatët elektrikë në kat të parë po lexoja emrat.Te “Nesti” shkula një fije nga poshtë dhe hyra në ashensor.Le të argaliset tani mes vapës lalkë Pandi Bërthama me motrën e Niqkës pe Selaniku.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



