E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Motra e Taulant Ballës fundos vëllanë… numri dy i PS-së e ka nisur gjimnazin 18 vjeç
Politikë

Motra e Taulant Ballës fundos vëllanë… numri dy i PS-së e ka nisur gjimnazin 18 vjeç

E motra e Taulant Ballës, për të treguar që i vëllai ka qenë nxënës e student shembullor, dhe për të hedhur poshtë akuzat për plagjiaturë, publikoi listat e notave të tij ndër vite.

Mirëpo, sipas certifikatës së gjimnazit, Balla ka mbaruar arsimin e mesëm gjatë viteve 1995-1996, ndërsa ka dhe një lapsus tjetër në këtë dokument. Viti i IV është shkruar viti i VI, ndërsa rezulton se Balla e ka nisur gjimnazin 18-vjeç.

Është studiuesi Taulant Muka, ai i cili ka pikasur këtë parregullsi në dokument. Reagimi i motrës së Taulant Ballës nuk përkonte me denoncimin e emisionit “Top Story” pasi fliste për deftesën e shkollës së mesme dhe jo për plagjaturën e doktoraturës.

Ndërkohë ky reagim i Alba Ballës është fshirë nga vetë ajo pas “shpërthimit” në rrjet kundër vëllait të saj deputet.

Postimi i Taulant Mukës

“India Kreuz “Miq te dashur, Dr. Kapterri von Librazhdi, shume i fyer nga denoncimet e faktuara ndaj plagjiatures se tij, nxjerr motren te na tregoje se sa i ndritur ka qene ne gjimnaz.

Motra, publikon nje vertetim notash ku ne shohim se si Doktorri ka perfunduar 4 vite me kohe te plote midis viteve 1995-1996.

Per me teper viti i IV eshte shkruar viti i VI per me teper e ka nis gjimnazin 18 vjec hahaha kta jane mjeshtra”.

Image

 

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.