Mungesa e Avokatit Dhori Sollaku, shtyhet sërish seanca për Kelment Balilin
Dështon sërish seanca për pretencën ndaj Kelmend Balilit, për shkak të mungesës së mbrojtjes.
Në seancë, mungoi avokati i zgjedhur nga Balili, Theodhori Sollaku, ndërsa avokati i caktuar nga Gjykata, Remzi Ponari, kërkoi kohë të njihej me dosje. Gjykata e konsideroi të padrejtë kërkesën e mbrojtjes, por e shtyu seancën për në 2 prill ora 13:30.
Ndërkohë, vetë Balili, me anë të një deklarate të lëshuar nga paraburgimi, kërkonte shtyrjen e seancës, pasi nuk mund të merrte pjesë për arësye shëndetësore.
I ashtuquajturi “Eskobari i Ballkanit” akuzohet për “Trafikim të lëndëve narkotike në bashkëpunim, “pjesëmarrje në grupin e strukturuar kriminal”, “Refuzim për deklarim, mosdeklarim, fshehje ose deklarim i rremë i pasurive”, si dhe për “Pastrim parash”.
Balili u vetëdorëzua në mëngjesin e 15 Janarit në Policinë e Tiranës, pas 2 vitesh arrati. Më shumë se dy vite kanë zgjatur hetimet për Balilin, pjesa më e madhe e të cilave është e bazuar në përgjigjet e marra nga letërporositë e ardhura nga Greqia.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



