Murrizi sulmon opozitën: Keni shitur demokracinë që në prill 2008
Ish-deputeti Myslim Murrizi ka publikuar një postim të fortë në rrjetet sociale, ku kritikon ashpër situatën politike dhe sistemin zgjedhor në Shqipëri. Sipas tij, demokracia dhe sovraniteti i votës së qytetarëve janë shitur prej vitesh për interesa personale të elitave politike.
“Qysh në prill 2008 keni shitur demokracinë dhe sovranitetin e votës së qytetarëve vetëm për të qenë surrati juaj pa votë në Parlament. Shqiptarët prej vitit 2009, 2013, 2017, 2021 dhe 2025, pra pesë palë zgjedhje, nuk zgjedhin dot, por thjesht votojnë si në komunizëm,” shkruan Murrizi.
Ai ka kritikuar ashpër edhe ish-kryetarin e PD-së, Gazmend Bylykbashi, duke e quajtur hipokrit për deklaratat e tij pas 11 majit mbi nevojën për ndryshim të sistemit zgjedhor. Murrizi i referohet gjithashtu marrëveshjes së 5 qershorit 2020, të cilën e quan të “shenjtë” nga Bylykbashi, por që sipas tij nuk u kërkua më vonë dhe shërbeu për të mbyllur 30% të listave, duke favorizuar individë të caktuar.
“Me këtë ligj fundërrinë të dakortësuar mes fundërrinave që janë ‘Një’ por në parti të ndryshme, është vrarë gara, meritokracia dhe vlerat e individit. Është shtuar servilizmi, hipokrizia dhe bythëleqja ndaj kryetarëve të partive që hartojnë listat,” shkruan Murrizi, duke paralajmëruar se Partia Demokratike nuk ka fituar asnjë palë zgjedhje dhe sipas tij, nuk do të fitojë kurrë, edhe sikur të zhvilloheshin zgjedhjet çdo të diel.
Postimi i tij ka ngjallur reagime të shumta në rrjetet sociale dhe rifreskon debatin mbi ligjin e ri zgjedhor, rolin e elitave politike dhe të ardhmen e demokracisë në vend.
Reagimi i plotë:
Kur shoh nëpër ekrane Bylykbashin pas 11 majit që thotë se duhet sistem tjetër zgjedhor më vjen për të vjellë.
Kur belbëzon dhe quan si të “shenjtë” marrëveshjen e 5 qershorit 2020 por që nuk e kërkoi kurrë në korrik 2024, kur bashkoi votat me Ramën për të mbyllur 30% të listave që të siguronin një karrike të qelbur për menderen e tyre në Parlament, me vjen për të dhj….
Dhe kur e dëgjoj që ndonjëherë flet dhe për sistem mazhoritar, habitem shumë sa hipokrit që është. Se ky në Durrës humb edhe po të votohet brenda familjes me vota.
Të paktën mbani mbyllur kapakun e pusetes së “hales” se sa herë që e hapni qelbni dynjanë
Keni qysh në prill 2008 që keni shitur demokracinë dhe sovranitetin e votës së qytetarëve vetëm për të qenë surrati juaj pa votë në Parlament dhe Shqiptarët prej vitit 2009, 2013,2017.2021,2025 pra pesë palë Zgjedhje, nuk zgjedhin dot, por thjesht votojnë si në komunizëm
Me këtë ligj fundërrine të dakortësuar mes fundërrinave që janë ‘Një’ por në parti të ndryshme, ku është vrarë gara, meritokracia, vlerat e individit dhe është shtuar servilizmi, hipokrizia dhe bythëleqja ndaj kryetarëve të partive që hartojnë listat.
PD nuk ka fituar asnjë palë zgjedhje dhe nuk fiton kurrë edhe sikur të bëhen zgjedhjet çdo të diel.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



