Musabelliu kërkon drejtimin e SPAK: Do sjell rezultate të prekshme
Doloreza Musabelliu ishte kandidatja e dytë që prezantoi platformën e saj në garën për drejtimin e Prokurorisë së Posaçme.
Në fjalën e saj, ajo theksoi se SPAK ka nevojë për një drejtim të pandikuar, të palëkundur dhe me integritet të plotë.
Ajo u shpreh se kandidimi vjen si rezultat i përgjegjësisë profesionale dhe dëshirës për të kontribuar në konsolidimin e institucionit.
“Motivimi im buron nga detyrimi moral dhe profesional për të sjellë integritetin tim në drejtimin e SPAK. Dy dekada përvojë më kanë dhënë bazën e nevojshme për të garantuar një drejtim të qëndrueshëm. Ky është një moment që kërkon vendosmëri dhe integritet pa asnjë kompromis. Qëllimi im është të drejtoj një institucion të pavarur, me rezultate të prekshme,” deklaroi Musabelliu.
PROFIL
Doloreza Musabelliu u diplomua në vitin 2002 në Universitetin e Tiranës dhe në vitin 2005 në Shkollën e Magjistraturës.
Ka pasur këto detyra:
11.10.2004 -19.12.2019/ Prokurore në Prokurorinë pranë Gjykatës për Krimet e Rënda.
19.12.2019 – 31.01.2020/ Prokurore në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë (pas pushimit së ekzistuari të Prokurorisë pranë Gjykatës për Krimet e Rënda).
Nga 31 janari 2020 dhe aktualisht është prokurore në Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK).
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



