E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Naço debat me Alket Hysenin:’Mos u sill si katunar’
Publik News

Naço debat me Alket Hysenin:’Mos u sill si katunar’

Një sherr mes deputetëve të PS-së dhe LSI-së  ka ndërprerë përkohësisht punën e Komisionit të Ligjeve. Drejtoresha e DAP-it ishte thirrur për t’iu përgjigjur pyetjeve mbi procedurat e punësimit në administratë.

Por dy deputetë, Alket Hyseni dhe Nasip Naço kanë qënë të zënë me njeri-tjetrin.

Socialisti Hyseni i ka prerë fjalën deputetit të LSI,  Naços, duke mos e lejuar t’i drejtojë pyetje drejtoreshës, pasi sipas tij, ishin bërë njëhërë prej atij vetë.

“Këto pyetje i bëra unë dhe drejtoresha i dha përgjigje” – nguli këmbë Hyseni dhe nuk hoqi dorë nga e vetja, duke e fyer ish-ministrin e Drejtësisë me shprehje “mos fol si katunar’!

Por, Naço, nuk e ka kursyer ish-doganierin e PS të akuzuar për pasurim të shpejtë të dyfishtë dhe ia ka kujtuar këtë fakt me “xhentilesë”: “E di që je i mërzitur, por s’ta zgjidh unë problemin”, i tha ai.

Ja debati:

Alket Hyseni: Tani erdhen kamerat dhe do t’u bësh lajm.

Nasip Naço: Çfarë punë ke ti për pyetjet e mia?

Alket Hyseni: Mos u sill si katunar komplet. Po përdor gjuhë ordinere.  Katunar komplet

Nasip Naço: Ç’ke mo! Kujdes kur flet me mua!

Alket Hyseni: Po mos fol pra si katunar!

Nasip Naço: E di që je i mërzitur. Por s’ta zgjidh unë problemin!

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.