‘Nami’ në rrjet, Mateo dhe Brikena janë martuar në fshehtësi?
Prania e Brikena Selmanit dhe Mateo Borrit në jurinë e spektaklit She’s on Top nuk kaloi pa vëmendje, por ajo që rrëmbeu menjëherë fokusin ishte një detaj që ngriti dyshime për një hap të madh në jetën e tyre personale.
Sapo Brikena hyri në studio, vëmendja u përqendrua te dora e saj, ku shkëlqenin jo një, por dy unaza diamanti. Ky moment nxiti menjëherë kureshtjen e publikut dhe të moderatores Sara Gjordeni, e cila nuk hezitoi të bëjë pyetjen që të gjithë po mendonin: a është kurorëzuar çifti në fshehtësi?

Përballë kësaj situate, Mateo sqaroi se njëra prej unazave është dhuratë e tij për Brikenën, ndërsa tjetra vjen nga familja e saj, duke lënë të hapur interpretimet mbi një martesë të mundshme.

Megjithatë, ishte vetë Brikena që shtoi më shumë mister me përgjigjen e saj ndaj Sarës, duke lënë të kuptohet se një dasmë mund të jetë në horizont. Ajo u shpreh se ajo dhe partneri i Sarës, Bardhi, do të jenë padyshim të ftuar në ceremoninë e tyre.
Kaq mjaftoi që rrjetet sociale të shpërthenin në aludime, duke e kthyer këtë moment televiziv në një nga temat më të komentuara të ditës.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



