E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
NASA nis në hapësirë raketën që do të “prekë” dielliny
Publik News

NASA nis në hapësirë raketën që do të “prekë” dielliny

Agjencia Hapësinore e Shteteve të bashkuara të Amerikës,NASA ka në hapësirë sondën që do të shkojë shumë pranë diellit.

Në atë që do të quhet mision historik, raketa “Parker Solar Probe” u ngrit në qiell sot nga Cape Canareval, në Florida dhe synon të shkojë më pranë diellit, se çdo sondë tjetër e lëshuar deri tani në hapësirë.

Lëshimi i “Parker Solar Probe” u shty me 24 orë pas një alarmi të momenteve të fundit, por gjithçka shkoi me sukses gjatë ditës së sotme.

Ky mision historik ka për qëllim të studiojë më nga afër dhe në detaje, yllin më të afërt të planetit tonë, diellin.

Ndërkohë që orbiton rreth diellit, sateliti do të lëkundet rreth Venusit 7 herë duke përdorur forcën gravidacionale të planetit për t’iu afruar sa më afër diellit në çdo kalim.

Kështu sonda Parker me kalimin e kohës do të jetë rreth 3.4 milion milje afër sipërfaqes së diellit.

Sonda do të bëjë fluturimin e parë në Venus gjatë tetorit dhe është e mbrojtur nga një barrierë revolucionare kundër të nxehtit. Takimi i parë me diellin pritet të ndodhë në nëntor.

Raketa është ndërtuar për të duruar një temperaturë deri në 1300 gradë celsius dhe do të udhëtojë me një shpejtësi prej 190 kilometrash në sekondë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.