E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Ndahet nga jeta prezantuesi i famshëm televiziv
Bota

Ndahet nga jeta prezantuesi i famshëm televiziv

Ndërron jetë prezantuesi i famshëm i televizionit italian Fabrizio Frizzi, shkruan tgcom dhe lajmi bëhet i ditur nga bashkëshortja e tij. 23 tetorin e shkuar Frizzi u godit nga një ishemi cerebrale gjatë regjistrimit të një puntate të programit  “L?Eredità”

Fabrizio Frizzi vdiq në spital në Romë, pas një hemoragjie cerebrale. Lajmi u bë i ditur zyrtarisht nga bashkëshortja Karlota, nga vëllai Fabio dhe familjarët të cilët shkruajnë: “Faleminderit Fabrizio për të gjithë dashurinë që na ke dhuruar. Me Fabrizion ikën edhe një pjesë e jona, e historisë sonë, e të përditshmes sonë”, bën të ditur Rai, ndërkohë që komenton lajmin tragjik.

Në 23 tetorin e shkuar Frizzi u godit nga një hemoragji cerebrale gjatë regjistrimit të programit që prezantonte, “L’Eredita”, ndaj u shtrua në spital, nga ku doli disa ditë më pas. Prezantuesi u rikthye në televizion në dhjetor, gjithnjë në drejtimin e të njëjtit program tek Rai Uno.

5 shkurtin e shkuar mbushi 60 vjeç. Lidhur me sëmundjen ka thënë: “Nuk ka mbaruar ende. Nëse do shërohem, do i tregoj të gjitha në detaje, sepse do të jem dëshmitar i kërkimeve shkencore. Pasi, në këto momente, është pikërisht kërkimi shkencor që po më ndihmon.”

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.