Ndalimi i Adriatik Llallës nga SHBA, drejtori i “Zërit të Amerikës”do të jetë një çështje shumë serioze

Në një intervistë për “Debati në Channel One”, Elez Biberaj u shpreh se kjo çështje ka kaluar në shumë kanale.
Sipas tij duhet të jetë mjaft serioze përderisa u bë publike nga vetë amerikanët
“Njoftimi është shumë i qartë. Që të ndërmerret një veprim i tillë duhet të jetë një çështje shumë serioze. Nuk besoj në atë që ka thënë Llalla se ambasadori ka deziniofmuar.
Ambasadori ka investuar shumë në këtë vend në luftën kundër korrupsionit, kundër krimit të organizuar. Qeveria Amerikane funksionon në mënyrë mjaft perfekte. Që të ndërmerret një veprim I tillë duhet të ketë kaluar nëpër shumë kanale. Çështja duhet të jetë mjaft serioze. Vendimi është shumë i qartë”, tha Biberaj.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



