E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Ndalimi i Malltezit/ Manjani: Pas 3 viteve hetime ende nuk kanë siguruar një provë të vetme që të ngrejnë akuzë zyrtare
Lajme

Ndalimi i Malltezit/ Manjani: Pas 3 viteve hetime ende nuk kanë siguruar një provë të vetme që të ngrejnë akuzë zyrtare

Nga Ylli Manjani/

Pra, që ta kuptojmë tamam, regjistrohet një çështje penale në 2020 dhe pas 3 viteve hetime ende nuk kanë siguruar një provë të vetme që të ngrejnë akuzë zyrtare.

Pas 3 vitesh, pra kur po shkohej drejt shterrimit të afateve procedurale, thjesht merren disa masa shtrënguese për persona nën hetim, jo për të pandehur.

E përsëris:

personat nën hetim, pavarësisht barazisë në të drejtat procedurale, NUK JANË TË PANDEHUR. Dmth NUK JANË NËN AKUZË.

Sepse që të ngrihet akuzë duhen prova jo hamendësime kallëzimesh politike e popullore.

Pyetja që shtrohet është:

A është standard demokratik dhe kushtetues arresti me burg, pra heqja e lirisë, ndaj personave për të cilët shteti nuk ka asnjë provë fajsie?! A mund të mbahet në burg personi pa prova?!

Kam kohë që e ngre këtë çështje. Nuk e kam lënë për situata VIP…

I sugjeroj socialistëve, falangjeve të tyre në sistemin e drejtësisë, ta rishohin këtë mungesë standardi e garancie, sepse do t’u bjerë atyre në kokë tashmë.

Ja edhe opozitën e shkatërruan, por (pa)drejtësia e re do vijojë me ta, me të njëjtën pamëshirësi.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.