Ndalon prodhimi i avionëve më të mëdhenj në botë, ja vendimi
Superjumbo i cili është modeli i avionëve më të mëdhenj në botë nuk do vazhdojë të prodhohet më.
Është vetë kompania europiane e aeroplanëve AirBus tha në deklaratë që do ndërpresë prodhimin e tipit A380.
Sipas një deklarate të kompanisë, furnizimet e fundit me këta avionë do të bëhen në vitin 2021.
E ardhmja e A380 ishte në dyshim prej disa vitesh pasi porositë u reduktuan.
Por në një deklaratë të kompanisë, AirBus tha se “ vendimi i dhimbshëm për t’i dhënë fund prodhimit, u mor pasi Emiratet e Bashkuara reduktuan porositë e fundit”.
Linja ajrore me bazë në Dubai po shkurton flotën e saj, nga 162 në 123.
Emiratet thanë se do të marrin në dorëzim edhe 14 A380, gjatë dy viteve të ardhshme, por gjithashtu kanë porositur 90 modele më të vogla Airbus A330 dhe A350.
Emiratet e Bashkuara janë konsumatori më i madh i avionëve A380.
“Si rezultat i këtij vendimi,nuk kemi bazë për të vazhduar prodhimin, përkundër të gjitha përpjekjeve tona për shitje te kompanitë tjera ajrore, viteve të fundit”, tha shefi ekzekutiv i Airbus, Tom Enders.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



