E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Ndarja e detit’, Meta tregon ‘vijën e kuqe’, presidenti i ashpër: Nuk firmos letra të bardha
Lajme

Ndarja e detit’, Meta tregon ‘vijën e kuqe’, presidenti i ashpër: Nuk firmos letra të bardha

Presidenti Ilir Meta doli në një konferencë për shtyp, pak pasi publikoi një letër të dërguar ministrit të Jashtëm, sa i përket negociatave për ndarjen e detit me Greqinë.

“Dëshiroj të bëj publike, jashtë dëshirës, përgjigjen ndaj Ministrisë së Jashtme për kërkesën e tyre,” tha Ilir Meta.

“Dua të nënvizoj se sjellja ime ndaj kësaj çështje do jetë e bazuar vetëm në Kushtetutë dhe vendimin e Gjykatës Kushtetuese,” theksoi kreu i shtetit, duke shtuar se “ajo do jetë vija e kuqe”.

“Presidenti nuk mund të firmosë një letër të bardhë,” shtoi Meta.

Presidenti sqaroi edhe takimet me ish-presidentët dhe përfaqësuesin e opozitës.

“Opozita mund të bëjë më të qartë qëndrimin e saj, por përfaqësuesi i saj kishte qëndrim që kjo çështje të zgjidhet në gjykatë ndërkombëtare me diskutim mes palëve.

Qeveria ka synuar dhe synon që kjo çështje të zgjidhet mes negociatave. Respektoj qëndrimin e qeverisë, por dua të theksoj se për këtë çështje ka një vendim të posaçëm të Gjykatës Kushtetuese, e cila është një vijë e kuqe përtë gjithë, duke filluar nga presidenti i Republikës,” tha Meta.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.