Ndarja nga jeta e Bashkim Finos, Basha mesazh ngushëllimi për socialistin: Do të vlerësohet gjithmonë si një zë i rëndësishëm
Kreu i PD-së Lulzim Basha ka ndarë një mesazh ngushëllimi për ndarjen nga jeta të deputetit socialist Bashkim Fino.
Me anë të një postimi në rrjetet sociale Basha shkruan se kontributi i Bashkim Finos në politikën shqiptare do të vlerësohet gjithmonë si një zë i rëndësishëm për stabilitetit politik dhe shoqëror të vendit.
Basha ndër të tjera i ka shprehur ngushëllime familjes së Finos dhe miqëve të tij.
“Me trishtim mësova lajmin për ndarjen nga jeta të ish-kryeministrit, ish-ministrit dhe ish-deputetit Bashkim Fino. Jam i bindur se kontributi i Bashkim Finos në politikën shqiptare do të vlerësohet gjithmonë si një zë i rëndësishëm për stabilitetit politik & shoqëror të vendit.
I shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes Fino dhe të gjithë të dashurve të tij. U prehtë në paqe” shkruan Basha.
Bashkim Fino ka ka dnërruar jetë mëngjeisn e sotëm në moshën 59-vjeçare.
Të gjithë aktorët e politikës shqiptare kanë shkruar sot mesazhe ngushëllimi për Bashkim Finon, sapo u mësua mëngjesin e sotëm se socialisti kishte ndërruar jetë pasi nuk e kishte fituar dot betejën me Covid-19.
Pas kreut të PD Lulzim Basha, pak më parë ka reaguar dhe kryetarja e LSI Monika Kryemadhi.
“Me hidhërim të madh mësova lajmin se u nda nga jeta një njeri i mirë, një socialist i vërtetë. Njeriu që ishte kundër çdo konflikti absurd, i lindur për të qenë kryeministri i pajtimit. U prehsh në paqe Bashkim”, shkruan ajo.
Edhe drejtues dhe deputet të forcave të tjera politike kanë reaguar për ndarjen e parakohshme nga jeta të ish-kryeministrit dhe një ndër deputetëve më të spikatur të PS, që në fakt ishte mik i të gjithve, pa dallime partiake.
Gjatë gjithë karrierës së tij në politikë, gati tre dekada, Fino është shquar si një politikan i guximshëm, i përgatitur dhe që kurrë nuk ofendoi kolegët.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



