E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Ndarja nga jeta e tre pjesëtarëve të familjes nga Kosova në Gjirin e Lalzit/ Edmond Panariti: Ja si të dalloni kërpudhat helmuese
Publik News

Ndarja nga jeta e tre pjesëtarëve të familjes nga Kosova në Gjirin e Lalzit/ Edmond Panariti: Ja si të dalloni kërpudhat helmuese

Njëkohësisht mësohet se po kryhen edhe analizat e ushqimeve konkretisht të kërpudhave që janë gjetur të gatuara në shtëpi.

Kujtojmë se Elfete, Afrim e Ferzinaze Haliti shfaqën shenja helmimi dhe u drejtuan për të marrë shërbim mjekësor në qendrën shëndetësore të Manzës, ndërsa më pas u dërguan me urgjencë në QSUT. Pavarësisht ndihmës mjekësore, 3 anëtarët e kësaj familje nuk mundën të jetonin.

HELMIMI

Pak orë pasi konsumuan kërpudhat, tre pjesëtarëve të familjes Haliti nisën t’u shfaqeshin simptomat e para të helmimit. Kishin kaluar të paktën 5-6 orë nga konsumimi i kërpudhave kur ato nisën të jepnin efektet e para. Burri i shtëpisë ka kuptuar se diçka nuk po shkonte dhe të tre bashkë u nisën drejt Qendrës Shëndetësore Manzë, që ishte edhe pika më e afërt. Aty janë pritur nga mjeku Shyqyri Beqja, mjek me shumë eksperience, i cili u ofroi shërbimin mjekësor. Pas pak minutash, tre pjesëtarët e familjes Haliti u ndjenë më mirë dhe kërkuan të largoheshin në shtëpi, në rezidencën ku banonin në Gjirin e Lalzit. Pas ndihmës së parë, tre anëtarët e familjes u kthyen sërish në banesë, por pas disa orësh gjendja e tyre shëndetësore do të përkeqësohej sërish.

Familja e helmuar nga Kosova

PING PONGU I MJEKEVE

Pasi kaluan një natë shumë të vështirë në banesën e tyre, tre pjesëtarët e familjes Haliti mëngjesin e së enjtes u rikthyen në Qendrën Shëndetësore në Manzë ku u pritën nga mjeku Jonuz Karaj. Ky i fundit konstatoi se gjendja shëndetësore e pacientëve ishte rënduar shumë dhe kërkoi Urgjencën e Spitalit të Durrësit për ndihmë më të specializuar. Ata u transportuan me autoambulancë drejt Spitalit të Durrësit, por duke marrë parasysh gjendjen e rëndë shëndetësore të tyre ka kërkuar që të niseshin me urgjencë drejt QSUT-së. “Paraditen e datës 06.05.2021, në Urgjencën e Sëmundjeve të Brendshme në QSUT, pacientët I. H mosha 78 vjeç, A. H mosha 56 vjeç dhe F. H mosha 47 vjeç, janë paraqitur me ambulancë, me diagnozë ‘intoksikacion nga kërpudha’. Gjendja e pacientëve paraqitej e rëndë. Pasi u janë kryer gjitha ekzaminimet dhe konsultat sipas protokolleve mjekësore të urgjencës dhe janë hospitalizuar, fillimisht në Shërbimin e Toksikologjisë dhe më pas në mbrëmje për shkak se gjendja e tyre u përkeqësua, u transferuan në Shërbimin e Reanimacionit Qendror. Pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, ata kanë ndërruar jetë pranë këtij shërbimi: pacientja I. H më datë 06.05.2021, pacienti A. H më datë 07.05.2021 dhe pacientja F. H më datë 08.05.2021″, thuhet në deklaratën e QSUT-së.

Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, Panariti shkruan se në zonat pyjore të Shqipërisë rriten kërpudha helmuese që njihen si “Kësula e Vdekjes”, e cila përmban lëndë toksike amatoksinë, që i reziston nxehtësisë dhe nuk shkatërrohet gjatë gatimit.

Edmond Panariti flet sqaron  kerpudhat qe helmojne

Sipas tij e vetmja rrugë për të zbuluar lëndën helmuese është me anë të Wieland, ku nëse pikon një sasie acidi klorhidrik të përqendruar në tulin e kërpudhës, e cila përmban helm merr ngjyrë blu në të gjelbër, ndërsa te kërpudhat normale nuk merr ngjyrë.

Edmond Panariti

Ai u bën thirrje AKU-së, se të gjithë prodhimet e kërpudhave, industriale dhe artizanale nuk duhet të përdoret pa kaluar këtë test, pavarësisht garancive të origjinës.

Panariti theksoi se ky test duhet të përdoret edhe nga mjekësia ligjore, për çertifikim përfundimtar të shkakut të vdekjes në rastet e helmimeve.


Postimi i plotë

Trishtim për humbjen e jetës nga helmimi i dyshuar nga konsumi i këpurdhave i familjes Kosovare, nga Gjilani.

Toksikologjia analitike ligjore duhet të thotë fjalën e fundit.

Megjithatë, është thuajse e pamundur të dallosh me sy të lirë llojet normale nga ato helmuese të këpurdhave.

Dy këpurdhat e para në foto janë shumë helmuese ndërsa e treta aspak. Por dallimi me sy të lirë është shumë i vështirë.

Kur them shumë helmuese, do të thotë se mjafton gjysëm këpurdhe për të shkaktuar vdekjen pas ngrënies.

Te ne, kudo në pyje dhe terrene me hije dhe me lagështi, rritet këpurdha helmuese “Kësula e Vdekjes”..

Kjo këpurdhë përmban lëndën toksike amatoksinë e cila i reziston dhe nuk shkatërrohet nga gatimi, zjerja, pjekja, skuqja.

Prandaj pas konsumit helmimi me të është i sigurtë.

E vetmja mënyrë për të zbuluar lëndën helmuese në këpurdha, eshtë me anë të provës Wieland, pra pikimi i një sasie acidi klorhidrik të përqëndruar në tulin e këpurdhës, e cila nëse përmban helm merr ngjyrë blu në të gjelbër.

Për fat të keq, nuk njihet ndonjë antihelm (antidot) specifik ndaj këtij helmi.

Por mënyra më e mirë e trajtimit pas helmimit është ajo me karbon aktiv nga goja, provokimi i të vjellave dhe pastrim sa më i shpejtë i zorrëve me klizëm, në mënyrë që të reduktohet sa më parë dhe sa më shumë sasia e helmit.Edhe trajtimi me atropine ndihmon..

Ky më poshtë është testi Wieland Meixner, për zbulimin në kohë të këpurdhave helmuese para se ato të na shkaktojnë tragjedi.

Eshtë përdorur për herë të parë në vitin 1979, dhe mban emrin e autorëve.Është i thjeshtë, praktik dhe i lirë. Mund të kryhet edhe nga laboratorët rajonalë.

Prova mbështetet në përdorimin e një cope letre filtri nga një letër të zakonshme me përmbajtje linjine, të zhytur në acid klorhidrik të përqëndruar, e cila më pas thahet dhe është e gatshme për përdorim.

Kjo copë letër në kontakt me këpurdhën helmuese merr ngjyrë blu në të gjelbër, ndërsa te këpurdhat normale nuk merr ngjyrë.

Të gjithë prodhimet e këpurdhave, industriale dhe artizanale nuk duhet të përdoren pa kaluar këtë test, pavarësisht garancive të origjinës.

Prandaj AKU, mbaj shënim dhe vepro sa nuk është vonë.

Ky test duhet të përdoret edhe nga mjekësia ligjore, për çertifikim përfundimtar të shkakut të vdekjes në rastet e helmimeve.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.