E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Ndërhyrja e trupave ruse/ Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike: Të mos preket në asnjë mënyrë Çernobili
Bota

Ndërhyrja e trupave ruse/ Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike: Të mos preket në asnjë mënyrë Çernobili

Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike (IAEA) ka bërë thirrje për “përmbajtje maksimale” për të mbrojtur objektet bërthamore në Ukrainë. Ajo ka reaguar pas lajmeve rreth Çernobilit, i cili u mor nga forcat ruse. Organizata globale, e cila promovon përdorimin paqësor të energjisë bërthamore, thotë se po e ndjek situatën në Ukrainë me “shqetësim të madh”.

IAEA thotë se është informuar nga homologu i saj ukrainas se forcat ruse kanë marrë kontrollin e ish-objektit bërthamor. Ndërsa deri më tani nuk janë raportuar viktima apo shkatërrime.

Drejtori i përgjithshëm Mariano Grossi thotë se është me “rëndësi jetike” që objektet bërthamore në zonën e izoluar të Çernobilit “të mos preken në asnjë mënyrë”,transmeton BBC. 

Çernobili është i vendosur në veri të Kievit pranë kufirit me Bjellorusinë. Aty ndodhi edhe shpërthimi bërthamor më shkatërrues në histori, ai i vitit 1986, kur shpërtheu një nga katër reaktorët e tij.

Reaktori i dëmtuar tani është izoluar në një “strukturë” prej çeliku dhe sipërfaqja prej më shumë se 4 mijë kilometra katrorë rreth objektit është braktisur.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.