E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Ndërpritet seanca e Ergys Agasit, zbardhet arsyeja
Lajme

Ndërpritet seanca e Ergys Agasit, zbardhet arsyeja

Ergys Agasi ka mbërritur këtë mëngjes në ambientet e Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, ku do të zhvillohet seanca për vlerësimin e masës së sigurisë ndaj tij.

Agasi është sjellë në gjykatë nën masa të shumta sigurie, ndërsa më herët në GJKKO kishte mbërritur edhe avokati i tij, Maks Haxhia.

Seanca është ndërprerë përkohësisht, pasi mbrojtja ka kërkuar kohë për t’u njohur me materialet e dosjes. Seanca pritet të rinisë në orën 12:00.

Ndaj Agasit ishte caktuar më herët masa e sigurisë “arrest në burg” në mungesë, ndërsa ai ishte shpallur në kërkim për muaj me radhë. Ai u arrestua më 26 gusht në zonën e Plepave në Durrës, pas një operacioni të Policisë së Shtetit dhe BKH-së.

Në momentin e arrestimit, Agasi shoqërohej nga ish-punonjësi i Policisë së Shtetit, Uljan Shpataraku, i cili u arrestua në flagrancë dhe akuzohet për “Përkrahjen e autorit të krimit”, sipas SPAK.

Agasi po hetohet në kuadër të dosjes së AKSHI-t për një sërë veprash penale, ndërsa mbrojtja e tij ka deklaruar më herët se kërkon të njihet me dosjen hetimore dhe ka kundërshtuar akuzat.

Seanca e sotme pritet të përcaktojë vijimin e masës së sigurisë ndaj biznesmenit.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.