Ndërron jetë një i burgosur në burgun e Shënkollit në Lezhë
Bëhet fjalë për shtetasin Gëzim Qepa, lindur dhe banues në Berat.
Mësohet se ai kishte mbërritur në burgun e Shënkollit në datën 27.11.2021 me vendim të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Berat për veprën penale “Vjedhje me dhunë”.
Ai ishte gjithashtu me masë mjekësore “Mjekim i detyruar”, pasi ishte i sëmurë. Nuk dihen ende shkaqet e vdekjes së tij.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



