Ndërron jetë poeti i njohur Agim Doçi
Poeti i njohur Agim Doçi ka ndërruar jetë, pas goditjes nga hemoragjia cerebrale të tru. Agim Doçi është autor i mijëra teksteve dhe këngëve shqiptare.
Poeti pësoi infarkt në tru dhe duke qenë se nuk ishte hera e parë, gjendja shëndetësore e tij ishte shumë e rëndë. Ai u shtrua në spital mëngjesin e së premtes në Qendrën Stroke, pasi shfaqi çrregullim të të folurit dhe pamundësi në ruajtjen e ekuilibrit. Agim Doçi u referua nga Spitali i Pogradecit ku kishte ndodhur goditja e më pas u transportua menjëherë drejt QSUT me autoambulancë.
Kush është Agim Doçi?
Agim Doç është fituesi i mbi 50 çmimeve, ndër to dhe dy herë perfaqësues me tekstet e tij në Eurovizion. I cilësuar si një poet kollos dhe një ndër mendjet më të mprehta shqiptare, Agim Doçi ka lindur më 9 Maj 1948. Ai është diplomuar për Inxhinieri, por kishte një pasion të rrallë për letërsinë. Agim Doçi ka punuar si inxhinier në Montimet Industriale duke marrë pjesë në shumë objekte të rëndësishme si Fabrika çimentosh, Metalurgjik, Superfosfat Laç, Poligrafik Tiranë etj.
Në vitet e fundit të ’80 ka punuar pranë Kombinatit të Drurit “Misto Mame” si kryeinxhinier për energjinë. Në 1989 dënohet duke u caktuar të punojë me tre turne në fabriken e letër-kartonit. Përfshihet në lëvizjet e dhjetorit 1990.
Agim Doçi ka krijuar më shumë se 3.000 tekste të këngëve që janë kënduar nëpër festivalet shqiptare. Ai ka botuar disa libra me poezi si ‘Hajde dru me pre’, ‘Rrëzuar mbi vetminë’, ‘Rituali i kryqëzimit’.Për kontributin e tij të pashoq, Presidenti i ndjerë Bujar Nishani i dha titullin “Mjeshtër i Madh”.
Të qoftë i lehtë dheu Agim Doçi!
Këtë të hënë është ndarë nga jeta në moshën 76-vjeçare poeti i njohur Agim Doçi.
Doçi prej disa ditësh ndodhej në gjendje të rëndë në reanimacion pasi kishte pësuar ishemi cerebrale. Fatkeqësisht ai nuk ka arritur t’ia dalë duke mbyllur sytë përgjithmonë mëngjesin e sotëm.
Poeti në gjendje të rëndë shëndetësore, reagon QSUT: Agim Doçi pësoi ishemi cerebrale
Por Agim Doçi ka lënë pas një “minierë” me tekste, të cilat janë kënduar nga ikona të muzikës shqiptare dhe janë trashëguar prej vitesh në breza.
Këtu vlen të përmendet kënga kushtuar Kosovës, “A vritet pafajësia” e kënduar nga Leonora Jakupi. Kjo këngë doli gjatë luftës së Kosovës dhe ka për temë luftën dhe gjenocidin serb ndaj shqiptarëve. Këngëtarja ja dedikoj këtë këngë babait të saj që ishte pjesëtar i UÇK dhe vdiq gjatë luftës dhe ka qenë pena e Agim Doçit që ktheu në ndjenjë reale gjithë përjetimet e popullit të Kosovës.
“Mos ja prishni lumturinë” kënduar nga e madhja Parashqevi Simaku është një tjetër tekst që mban “vulën” e Agim Doçit si tekstshkrues.
Po ashtu edhe “Nata” e kënduar nga Aurela Gaçe ka si autor teksti poetin 76-vjeçar që u nda nga jeta mëngjesin e kësaj të hëne.
Agim Doçi është autor i shumë teksteve të këngëve shqipëtare, fituesi i mbi 50 çmimeve, ndër to dhe dy herë perfaqësues me tekstet e tij në Eurovizion. Veçohet bashkëpunimi me kompozitorin Edmond Zhulali në shumë këngë të festivaleve në Shqipëri dhe me mbi 100 këngë për luftën e Kosovës.
Nata
Deti i frikshem neper nate
Hapesire pa fund nga dhembja
Prisja diten qe te zbardhe
Ne mbreterine me enderra
Po si iku valle?
Nata ish memece…
Pyeta yjet
Pika loti s’di nga rane
Po qanin syte e mi
Klandestinet hapin plage
Ne brigje mbeti dhembja
Neser nene, dje isha vajze
E virgjer hena
Erdh’ mengjesi i bardhe
Zgjati doren dhe me mori
Ti u zhduke bashke me naten tende
Ike, ike larg
Nata, nata
Dashurine kafshonte nata
Perpelitem ne vetmi
Por nata…
Dashurine ma mori nata
Nata, nata
Dashurine kafshonte nata
Pjese e nates ish ai
Klandestinet hapin plage
Ne brigje mbeti dhembja
Neser nene, dje isha vajze
E virgjer hena
Erdh’ mengjesi i bardhe
Zgjati doren dhe me mori
Ti u zhduke bashke me naten tende
Ike, ike larg
Une e desha si e marre
Deti mori dashurine
S’harrohet nata
Miliona ditë i vodhi nata
Deti… nata
Ajo do t’na ndjek pas
Gjithe jeten
Nata, vec nata
Deti i frikshem neper nate
Hapesire pa fund nga dhembja
Prisja diten qe te zbardhe
Ne mbreterine me enderra
Po si iku valle?
Nata ish memece…
Pyeta yjet
Pika loti s’di nga rane
Po qanin syte e mi
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



