Ndërruan jetë burrë e grua, arrestohet drejtuesi i “Benzit” në Vlorë
Një aksident tragjik ndodhi dje në Borsh, ku një çift bashkëshortësh humbi jetën pas përplasjes së furgonit me një automjet tip “Benz”.
Ngjarja ndodhi më 30 maj 2025, në rrugën e Plazhit. Si pasojë e aksidentit u plagosën edhe dy persona të tjerë.
Policia sot ka arrestuar në flagrancë drejtuesin e “Benzit”, 29-vjeçarin M. Q. nga Vlora.
Njoftimi i policisë:
Borsh/Në vijim të veprimeve për dokumentimin e aksidentit të ndodhur më 30.05.2025, në rrugën e Plazhit, Borsh, ku humbën jetën dy shtetas dhe u plagosën dy të tjerë, u arrestua në flagrancë, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, drejtuesi i automjetit tip “Benz”, shtetasi M. Q., 29 vjeç, banues në Vlorë.
Nga veprimet hetimore ka rezultuar se ky shtetas, duke drejtuar automjetin tip “Benz”, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit dhe është përplasur me një mjet të llojit furgon, që drejtohej nga shtetasi K. M., 66 vjeç, i cili së bashku me pasagjeren D. P., 70 vjeçe, ka humbur jetën në vendngjarje.
Drejtuesi shtetasi M. Q. dhe pasagjeri në automjetin e tij, shtetasi P. A., 23 vjeç, janë transportuar në QSUT, Tiranë, për ndihmë mjekësore të specializuar.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



