E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Ndertimi/Rrethimi mes Rrugës së Durrësit dhe Rrugës së Kavajës
Lajme

Ndertimi/Rrethimi mes Rrugës së Durrësit dhe Rrugës së Kavajës

Rama e Veliaj hapin një tjetër kantier klientelist ndërtimi

Ditët e fundit, zona mes Rrugës së Durrësit dhe Rrugës së Kavajës, në anën perëndimore të Sheshit Skënderbej, është rrethuar për tu kthyer në një kantier ndërtimi. Me mbarimin e rindërtimit të Sheshit Skënderbej, Kryebashkiaku Veliaj njoftoi nisjen e një faze të dytë punimesh, gjatë së cilës sipërfaqe të mëdha përreth sheshit do të kthehen në kantiere ndërtimi duke siguruar ndotjen e vazhdueshme dhe bllokimin e trafikut në një prej arterieve kryesore të qytetit.


Renderi i Kullës “Sytë e Tiranës”
Kulla që do të ndërtohet mes dy rrugëve quhet “Sytë e Tiranës”. Ajo është projektuar nga kompania daneze Henning Larsen Architects dhe është fituesja e një konkursi arkitekture në vitin 2003, organizuar nga ish-Kryebashkiaku Edi Rama. Ndërtimi duhet të kishte filluar në vitin 2005 dhe të kishte mbaruar në vitin 2007, por projekti u shty me 10 vjet. Sipas projektit:

“Ndërtesa do të ketë banesa, zyra dhe dyqane në një sipërfaqe totale prej 55,000 metrash katrorë dhe një kullë 26 katëshe. E ndodhur në qendër të qytetit, ndërtesa do të jetë rezultati i parë i dukshëm i një masterplani ambicioz në shkallë të gjerë për Tiranën.”
Masterplani për të cilin flitet në projekt nuk është ai i miratur së fundimi, i hartuar nga italiani Stefano Boeri, por është masterplani i parë për Tiranën, hartuar në vitin 2003 nga Architecture Studio. Me fjalë të tjera, kulla “Sytë e Tiranës” është pjesë e masterplanit të vjetër të Ramës dhe nuk ka fare të bëjë me pretendimet e fundit të shprehura nga Kryebashkiaku Veliaj për “pyjet orbitale” dhe shtimin e sipërfaqeve të gjelbëruara – pretendime të cilat tashmë i dimë që janë të rreme.

Kulla “Sytë e Tiranës” do të ndërtohet nga Edil Al-It, dhe punimet parashikohen të fillojnë në 2018. Edil Al-It, një kompani në pronësi të vëllezërve Dulaku, është po ashtu, një ndër më të afërtat me Kryeministrin Edi Rama. Kohët e fundit , Edil Al-It fitoi edhe tenderin për rinovimin e Teatrit të Operas dhe Baletit në qendër të Tiranës. pronarët e kësaj kompanie janë gjithashtu pronarët e kanalit televiziv Vizion Plus, i cili në të shkuarën ka censuruar gazetarët kritik ndaj qeverisë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.