E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Ndërtuan lokale pa leje në plazhin e Krorëzës, vihen nën hetim 12 persona
Lajme

Ndërtuan lokale pa leje në plazhin e Krorëzës, vihen nën hetim 12 persona

Dymbëdhjetë persona janë nën hetim, sepse zaptuan hapësirën publike në plazhin e Krorëzës.

Personat në fjalë, përkatësisht me inicialet B. I., 34 vjeç, A. L., 34 vjeç, V. A., 34 vjeç, A. I., 71 vjeç, I. H., 51 vjeç, E. R., 52 vjeç, A. K., 62 vjeç, Dh. M., 51 vjeç, A. T., 44 vjeç, A. R., 68 vjeç, Dh. K., 69 vjeç dhe M. V., 25 vjeç, të gjithë banues në Sarandë, ndërtuan 12 objekte pa leje.

Objektet ishin të përshtatura si lokale/beach bar-e, ku ofroheshin shërbime pa lëshuar kupona tatimorë, duke fshehur kështu të ardhurat dhe shmangur taksat.

Gjithashtu, ata kishin vendosur 300 çadra dhe 480 shezlongë, të cilat janë sekuestruar për të liruar hapësirën publike në plazhin e Krorëzës.

Autorët e këtij veprimi janë proceduar penalisht, ndërsa materialet i kaluan Prokurorisë për të ndërmarrë veprime të mëtejshme.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.