E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Ndryshime në Policinë e Shtetit, zbardhen lëvizjet e fundit
Lajme

Ndryshime në Policinë e Shtetit, zbardhen lëvizjet e fundit

Ndryshimet në Policinë e Shtetit kanë nisur menjëherë pas marrjes së detyrës nga ministrja e re e Brendshme, Albana Koçiu, duke sinjalizuar një valë të re riorganizimi brenda strukturave të sigurisë.

Gazetari Xhuljan Ferzaj raporton se Edvin Ndreu është emëruar në detyrën e Drejtorit të Drejtorisë Vendore për Kufirin dhe Migracionin në qarkun Tiranë. Një pozicion ky me rëndësi strategjike, në kushtet kur fluksi i migracionit dhe çështjet e sigurisë kufitare vijojnë të jenë prioritete të larta për institucionet e rendit.

Ndërkohë, një tjetër lëvizje është ajo e Silvana Alimadhit, e cila transferohet në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit dhe emërohet Shefe e Sektorit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme, një sektor kyç në luftën kundër krimit të organizuar dhe trafikut ndërkombëtar.

Këto janë vetëm disa nga ndryshimet që priten të pasojnë në vijim, ndërsa ministrja e re pritet të vendosë një ritëm të ri në reformimin e Policisë së Shtetit dhe forcimin e kapaciteteve operacionale në terren.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.