Ndryshime në Policinë e Shtetit, zgjidhet drejtori i ri i AMP-së
Eduart Merkaj pritet të marrë së shpejti drejtimin e Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore, njofton Top Channel.
Merkaj ka një eksperiencë të gjatë në sistemin e sigurisë, duke qenë më parë drejtor kufiri dhe drejtor i Policisë Kriminale. Së fundmi, ai ka shërbyer si këshilltar i drejtoreshës së BKH-së (Bashkimi Kundër Korrupsionit).
Burime pranë Kryeministrisë, të cilat kanë folur për gazetaren Dorjana Bezat, bëjnë me dije se emërimi i tij në krye të AMP-së pritet të bëhet shumë shpejt.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



