E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Ndryshime të forta në SPAK, Klodian Braho miraton strukturën e re
Lajme

Ndryshime të forta në SPAK, Klodian Braho miraton strukturën e re

Kryeprokurori i ri i Prokurorisë së Posaçme, Klodian Braho, ka miratuar strukturën e re organizative të SPAK, duke përcaktuar edhe ndarjen e përgjegjësive mes prokurorëve që do të drejtojnë sektorët kyç të institucionit.

Sipas vendimit të firmosur prej tij, prokurori Altin Dumani do të ketë në ngarkim drejtimin e seksionit për marrëdhëniet me jashtë, duke u fokusuar në koordinimin dhe forcimin e bashkëpunimit ndërkombëtar me institucionet homologe.

Ndërkohë, drejtimin e seksionit për hetimin e korrupsionit do ta marrë prokurorja Dorina Bejko, ndërsa seksioni kundër krimit të organizuar do të drejtohet nga prokurori Vladimir Mara.

Riorganizimi i ri i Prokurorisë së Posaçme synon rritjen e eficiencës në trajtimin e çështjeve komplekse, përshpejtimin e hetimeve dhe forcimin e luftës ndaj korrupsionit dhe krimit të organizuar në nivelet më të larta.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.