E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Ndryshimet kushtetuese, Bylykbashi e Vasili: S’mund të diskutohen për 6 ditë, për Kodin u deshën 6 muaj
Publik News

Ndryshimet kushtetuese, Bylykbashi e Vasili: S’mund të diskutohen për 6 ditë, për Kodin u deshën 6 muaj

Përfaqësuesit e Opozitës së Bashkuar në Këshillin Politik, Oerd Bylykbashi dhe Petrit Vasili u shprehën të gatshëm për diskutimin edhe të ndryshimeve kushtetuese, por thanë se ky diskutim nuk mund të kryhet brenda 6 ditësh.

Në përfundim të mbledhjes së Këshillit Politi, Vasili u shpreh se propozimet për ndyshimet kushtetuese janë dorëzuar para dy ditësh, ndërsa mbeten vetëm 6 ditë kohë për të diskutuar deri në datën e parashikuar për t’u votuar në parlament.

Ndryshimet kushtetuese përfshijnë dy çështje kryesore, atë të hapjes së listave zgjedhore dhe ndalimin e koalicioneve parazgjedhore.

Oerd Bylykbashi:

Opozita zbatoi atë pjesë tjetër të marrëveshjes së 5 Qershorit, çështjen e shitblerjes së votës, dhe presionin apo abuzimin e administratës, një tjetër çështje që duhet miratuar pa ndryshime në Kuvend. Sigurisht kjo nuk e mbyll marrëveshjen e 5 Qershorit, sepse është edhe çështja e depolitizimit të administratës zgjedhore. Është një çështje që Këshilli Politik duhet ta përmbushë. Ajo që ne bëmë të qartë është se çdo veprim i njëanshëm, minon dhe nxjerr nga shinat marrëveshjen e 5 Qershorit.

Petrit Vasili:

Siç e keni ndjekur nga të gjithë deklarimet e partnerëve ndërkombëtarë një nga çështjet ka qenë edhe ndryshimet kushtetuese. Propozimi fakt i kryer është dorëzuar vetëm para 2 ditësh dhe ky diskutim është imponuar që të kryhet brenda 6 ditësh. Kërkohet që kushtetuta e vendit dhe ndryshimi i sistemit zgjedhor të bëhet për 6 ditë kur për kodin na u deshën 6 muaj. Jemi shprehur që Këshilli Politik të diskutojë gjithçka, por jo brenda 6 ditëve. Këshilli Politik dhe opozita në Këshill mbetet e palëkundur në vullnetin për të diskutuar çdo çështje, por pa llogjikën e imponimit dhe pasi të ketë mbaruar 5 qershori.

Gjiknuri tha se tashmë Kuvendi e ka nisur procedurën e ndryshimeve kushtetuese dhe nuk do të ndalet. Votimi në Kuvend i ndryshimeve kushtetuese për hapjen e listave dhe ndalimi e koalicioneve parazgjedhore është caktuar në seancën e 30 korrikut.

“Propozova që edhe në vazhdën e takimeve të vazhdojmë diskutimet për ndryshimet kushtetuese, fatkeqësisht opozita nuk pranon që kjo çështje të trajtohet në Këshill, megjithëse ndërkombëtarët kanë thënë, Kuvendi ka filluar një procedurë të ndryshimeve kushtetuese që nuk e ndalon dot. Nuk patëm dakortësi, si duket PD nuk e dëshiron këtë, ky është qëndrimi i tyre politik. Këshilli Politik mund të ishte një forum shumë i mirë për të vazhduar këtë disktutim, megjithatë kjo është një çështje politike. Dua të them këtë, që ne ishim të gatshëm të vazhdonim diskutimin për amendimet kushtetuese sot, opozita nuk e donte këtë,” u shpreh Gjiknuri.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.