Ndryshimet në Kodin Penal, Meta: Nuk mendoj se bëhen për të shkelur të drejtat e qytetarëve
Presidenti Ilir Meta thotë se do të presë përmbylljen e punimeve të parlamentit ditën e nesërme për ndryshimet në Kodin Penal lidhur me forcimin e dënimeve për shkelësit e ligjit gjatë gjendjes së emergjencës, dënime që pritet të përfshijnë edhe burgun nga 1 deri në 15 vjet.
Meta tha se nuk beson që qeveria po i bën, apo duhet t’i bëjë këto ndryshime me qëllim shkeljen e të drejtave të qytetarëve, por se për përballimin e një situate të tillë në Kodin Penal ka patur mangësira.
“Duhet të presim derisa parlamenti të përmbyllë punimet e tij dhe të shprehet për këto ndryshime, ajo që dua të them është se ndryshimet e para, apo drafti i parë ka sjellë mjaft shqetësime shumë prej të cilave kanë qenë të drejta. Përballimi i një situate të tillë nuk ka qenë plotësisht i parashikuar në kodin tonë penal, dhe në këtë drejtim mendoj që nuk synohet për ta përdorur këtë situatë për të shkelur të drejtat e qytetarëve, por për të ndëshkuar ata persona që me ndërgjegje krijojnë probleme, me dashje, ndaj nuk dua të hyj në shumë detaje”, u shpreh presidenti Meta në emisionin “Byro Politike”.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



