E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Ndryshojnë rregullat në Policinë e Shtetit, kryepolici merr superfuqi
Lajme

Ndryshojnë rregullat në Policinë e Shtetit, kryepolici merr superfuqi

Ndryshimet e fundit në ligjin për Policinë e Shtetit prekin drejtpërdrejt sistemin e gradave, një ndër çështjet më të debatueshme ndër vite brenda strukturave policore.

Me rregullat e reja, oficerët do të kenë mundësi të avancojnë më shpejt në karrierë. Afati për kalimin nga grada “komisar” në “kryekomisar”, si dhe nga “kryekomisar” në “drejtues”, është reduktuar nga pesë në katër vite.

Sipas argumenteve të paraqitura, qëllimi i këtyre ndryshimeve është të shmanget pengimi i punonjësve me rezultate nga procedurat formale dhe të vendoset theksi te performanca reale në detyrë.

Një tjetër risi e rëndësishme lidhet me fuqizimin e rolit të drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit. Ky i fundit tashmë ka të drejtën të vendosë promovime në gradë edhe përpara afatit të parashikuar, në raste të veçanta. Kjo aplikohet për efektivët që dallohen për akte heroike, sakrifica apo veprime me rrezik të lartë gjatë ushtrimit të detyrës në luftën kundër kriminalitetit dhe në ruajtjen e rendit publik.

Promovimet e tilla do të bazohen në rezultate konkrete dhe argumente të dokumentuara, duke synuar të shpërblejnë meritën dhe përkushtimin në terren.

Ndryshimet sjellin gjithashtu qartësi edhe për drejtimin e komisariateve. Sipas përcaktimeve të reja ligjore, posti i shefit të komisariatit do të kërkojë detyrimisht që kandidati të mbajë gradën “komisar” ose “kryekomisar”.

PS ndryshon rregullat në Polici; më pak pritje për gradat,

Paketa e ndryshimeve u miratua nga shumica parlamentare pas një propozimi të deputetit socialist Bujar Rexha. Sipas mazhorancës, procedurat aktuale të konkurrimit kishin krijuar pengesa për funksionimin normal të strukturave policore, duke ndikuar negativisht edhe në efikasitetin e tyre në terren.

Reforma synon të rrisë fleksibilitetin në karrierë dhe të përmirësojë performancën e Policisë së Shtetit përmes një sistemi më meritokratik.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.