E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Në aksin Librazhd –Elbasan, bllokohen  dhjetëra mjete bllokohen nga rënia e gurëve
Publik News

Në aksin Librazhd –Elbasan, bllokohen dhjetëra mjete bllokohen nga rënia e gurëve

Rënie masive dherash në në aksin e rrugës kombëtare Librazhd –Elbasan. Si pasojë e reshjeve të dendura, rënie masive dherash ka pasur në segmentin “Çezma e Myftarit”-Kthesat e Murrashit”.

Drejtuesit e automjeteve që kanë qarkulluar në këtë segment kanë përjetuar momente të frikshme gjatë udhëtimit në këtë aks rrugor pasi mbi trasenë e rrugës kanë rënë gurë të përmasave të mëdha nga shpatet e kodrave. Në pak minuta një segment prej afro 200 metra linear i rrugës kombëtare Librazhd-Elbasan është mbuluar nga masive gurësh e shkëmbinjsh.

Fatmirësish nuk raportohet për dëme në njerëz edhe pse ka pasur fluks qarkullimi automjetesh. Ky segment vazhdon të mbetet një prej më të rrezikshmëve për përdoruesit e rrugës në kohë me mot të keq. Ndërkaq në të dy anët e rrugës kanë mbetur me dhjetëra automjete të bllokuara.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.