Ne Diten e Infermiereve, Presidenti i vendit, Ilir Meta ka reaguar me nje apel te forte.
Jo vetem falenderim dhe mirenjohje, por edhe nje apel te forte per shoqerine dhe institucionet shteterore per kujdesin maksimal qe duhet te tregojne ndaj kesaj kategorie te repesktuar, qe vuri ne rrezik jeten e vet dhe te familjeve, ne mbrojtje te shendetit te te gjitheve, ne kete kohe pandemie.
Dita Ndërkombëtare e Infermierëve, na kujton sot se mirënjohja e thellë, falenderimi dhe përkujdesja për heronjtë e ditëve tona, nuk duhet të shprehet vetëm në një ditë.
Shoqëria jonë dhe institucionet shtetërore duhet të tregojnë kujdes maksimal për trajtimin dhe vlerësimin e merituar të infermierëve, të cilët me përkushtimin, profesionalizmin, sakrificat dhe dashurinë për jetën, shkëlqyen në vijën e parë të përballjes me COVID-19, duke rrezikuar jetën e tyre dhe të familjeve të tyre për të mbrojtur shëndetin e të gjithëve ne.
Krenar për ju dhe përherë mirënjohës! 🇦🇱
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



