E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Në doganat me Serbinë, bllokohen të gjitha hyrje-daljet e kamionëve
Publik News

Në doganat me Serbinë, bllokohen të gjitha hyrje-daljet e kamionëve

Me hyrjen në fuqi të heqjes së taksës mes Kosovës dhe Serbisë dhe vendosjen e reciprociterit, shumë kamionë me mallra janë ndaluar nga palët respektive në kufi.

Kamionët me mallra serbe janë ndaluar të hyjnë në Kosovë prej emërimeve jokushtetuese ndaj shtetit të Kosovës, ndërsa sipas zyrtarëve në Prishtinë nuk ka ende një përgjigje se përse janë ndalur kamionët nga Kosova.

Zëdhënësi i Doganës së Kosovës, Adriatik Stavileci ka thënë për gazetën Express se prej orës 17:00 kur fillon ora Policore në Serbi, nuk lejohen as maunet dhe asnjë automjet tjetër. Nga mesnata, me vendim të Qeverisë Kurti, është heqyr tërësisht tarifa mbi produktet serbe dhe boshnjake, për t’u vendosur masa e reciprocitetit.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.