E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Në gjendje të rënduar psikologjike, djali minoren nxirret nga lokali ku u vra Kudret Saliaj!
Publik News

Në gjendje të rënduar psikologjike, djali minoren nxirret nga lokali ku u vra Kudret Saliaj!

Vrasja me 5 plumba e Kudret Saliajt nga vjehrri i tij, Mexhit Picari ka tronditur ditën e sotme opinionin publik. Mësohet se në vendngjarje, veç avokatit të Kudret Saliajt, Adriatik Cama, i cili mbeti i plagosur nga të shtënat e armës, ka qenë i pranishëm dhe djali i minoren i çiftit Saliaj.

16-vjeçari është filmuar teksa është nxjerr nga forcat e rendit nga lokali ku iu vra i ati në gjendje të rënduar psikologjike. Ndërsa jo në pak raste ai ka tentuar të futet brenda ambienteve të lokalit, pranë trupit të pajetë të të atit, Kudret Saliaj. E. Saliaj, 16-vjeça ka parë gjyshin e tij, Mexhit Picari teksa i zbrazte armën babait të tij Kudret Saliaj.

Dhurata-Picari Ne foton lart, viktima, Kudret Saliaj, anash Dhurata Saliaj dhe babai i saj, Mexhit Picari

Ngjarja ndodhi në një nga zonat më të populluara të kryeqytetit, pranë Gjykatës së Tiranës. Çifti Saliaj prej disa vitesh kishte patur problem dhe akuzua të ndërsjellat për tradhti bashkëshortore dhe për dhunë fizike dhe psikologjike. Dhurata dhe Kudret Saliaj ishin në proces divorci dhe në seancën e të premtes do të vendosej për kujdestarinë e fëmijëve. Konflikti kishte shkuar më tej, teksa ishte bërë dhe mediatike, ku familjarët e Dhurata Saliajt, kanë folur publikisht për problemet me bashkëshortin e vajzës dhe për faktin se ai i kishte marrë kujdestarinë e nipërve. Nga ana tjetër, Mexhit Picari, ish-polic i burgjeve tregonte dhe historinë kur kishte ‘kapur’ dhëndrin e tij në një konflikt me disa të rinjtë të tjerë për çështje femrash.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.