E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Në hetim për pastrim parash, ‘Turgut Ozal’ kallëzon policinë për ‘shpërdorim detyre’: Ushtruan kontrolle në mënyrë të paligjshme
Publik News

Në hetim për pastrim parash, ‘Turgut Ozal’ kallëzon policinë për ‘shpërdorim detyre’: Ushtruan kontrolle në mënyrë të paligjshme

 

Isuf Shehu avokati i institucionit ‘Turgut Ozal’ ka bërë me dije se sot në Prokuroria e Tiranës ka paditur Policinë për shpërdorim detyre.

Shehu është shprehu se policia ka ushtruar kontrolle pa patur një mandat nga prokuroria.

Ai pretendon se 12 policë kanë abuzuar dhe kanë kryer kontroll në ‘Turgut Ozal’ dhe në universitetin ‘Epoka’ pa një dokumet të ligjshëm.

“Kanë ndodhur disa kontrolle që i gjykojmë se janë kundra ligjit, i kemi adresuar kallëzimin penal prokurorisë së Tiranës për procedurat përkatëse. Janë rreth 12 persona të kallëzuar. Ka ndodhur një kontroll i paligjshëm. Kanë kryer kontrolle, pa pasur një mandat, vendim gjykate dhe prokurorie. Këto veprime i ka diktuar dhe prokuroria 20 vite më parë. Kontrollet nuk mund të bëhen, veçse duke respektuar kodin”, tha avokati.

Kujtojmë që 4 ditë më parë Prokuroria e Tiranës sekuestron bilancet e shkollës “Turgut Ozal” në Tiranë. Dyshohet se kjo shkollë është përdorur për pastrim parash pasi, sipas indicjeve të organit të akuzës, ka të ardhura më të larta se ato që deklaron.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.