E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Në izolim total! Pas masakrës me 8 të vrarë, Ritvan Zykaj kërkon në burg libra
Lajme

Në izolim total! Pas masakrës me 8 të vrarë, Ritvan Zykaj kërkon në burg libra

U bënë tre muaj nga masakra me tetë të vrarë në Selenicë të Vlorës dhe gjyqi ndaj Ritvan Zykës, i cili vrau tetë kushërinjtë e tij nuk ka nisur akoma. Por çfarë bën Ritvani i frikshëm në qelinë e paraburgimit në Vlorë.

I tmerrshmi i Selenicës, Ritvani që vrau tetë kushërinjtë e tij kërkon libra për të lexuar.

Nga momenti kur u arrestua ai qëndron në një nga qelitë e paraburgimit të policisë se Vlorës. Një burim i tha ABC Neës se ishte habitur kur Ritvan Zykaj herë pas here kërkon libra të ndryshëm për të lexuar.

Nuk ka shfaqur ndonjë preferencë, por është mjaftuar me atë që i kanë afruar. Ndër librat kryesore që i janë futur në qeli janë ato fetare.

Nuk kundërshton për asgjë, as ushqimin dhe në ajrim del rrallë. Prej tre muajsh, ai qëndron vetëm dhe asnjë person nuk bisedon me të. Familjarët e tij vazhdojnë të mos e takojnë dhe të paktët njerëz që e shohin janë policët e paraburgimit.

Ndërkohë dosja pritet të shkojë në gjykatë sëshpejti. Prokuroria është në pritje të akt-ekspertimit psikiatrik dhe për këtë proces Ritvani qëndroi një javë në Tiranë, në spitalin e burgut. Në të njëjtën kohë akuza është në pritje edhe të tabelave fotografike nga policia shkencore, ato të kqyrjes së vendit të ngjarjes dhe të kqyrjes së kufomave.

Ritvan Zykaj do të gjykohet nga Gjykata e Vlorës pavarësisht krimit të shumfishte që ai kreu. Ngjarja ndodhi në 10 Gusht në fshatin Resulaj të Selenicës në Vlorë. Viktima e tij ishin tetë kushërinj, të moshuar, të rritur dhe fëmijë.

Ata sapo ishin kthyer nga një drekë e përbashkët kur Ritvani mori armën dhe i vrau të gjithë një nga një, në rrugë dhe brenda në shtëpitë e tyre. Deri tani dihet që 24-vjeçari thjesht trajtohej si një njeri i rëndomtë dhe vrasja ishte hakmarrja e tij.

 

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.