E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Në pranga administratori i një qendre masazhi, ushtrohej prostitucion
Lajme

Në pranga administratori i një qendre masazhi, ushtrohej prostitucion

Nën hetim një 37-vjeçare

Një tjetër qendër masazhesh ku ushtrohej prostitucioni, është zbuluar nga Policia e Tiranës në rrugën “5 maji”.

Blutë e kryeqytetit njoftojnë se në pranga është vendosur administratori i kësaj qëndre, shtetasi me iniciale A.B. 29 vjeç.

Nën hetim është vendosur shtetësja E.M. 37 vjeçe. Ajo ishte punësuar në këtë qendër masazhesh ku shfrytëzohej për prostitucion.

Njoftimi i policisë:

Finalizohet operacioni policor i koduar “Double”. Operacioni, i zhvilluar nga Seksioni për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme. Shfrytëzonte qendrën e masazheve për aktivitetin e kundërligjshëm të prostitucionit, vihet në pranga administratori.

Procedohet penalisht punëtorja e qendrës së masazheve.  Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në DVP Tiranë, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërisë, pas një pune të mirëfilltë hetimore, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative, organizuan dhe finalizuan me sukses operacionin policor të koduar “Double”, në kuadër të të cilit u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit:

– A. B., 29 vjeç, për veprat penale “Shfrytëzimi i prostitucionit” dhe “Mbajtja e lokaleve për prostitucion”;

Gjithashtu, u procedua penalisht në gjendje të lirë shtetasja E. M., 37 vjeçe, për veprën penale “Prostitucioni”.  Shtetasi A. B. administronte një qendër masazhesh në rrugën “5 Maji”, në të cilën kishte punësuar shtetasen E. M. Përveç aktivitetit të regjistruar ligjërisht si qendër masazhesh, në këtë ambient ushtrohej edhe aktiviteti i kundërligjshëm i prostitucionit.  Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.