Në rajonin e Thesalisë, i riu shqiptar infektohet me linë e majmunëve
Pas covid19 i cili preku gjysmën e botës dhe la një numër të madh viktimash tani , një tjetër sëmundje e rrezikshme që po qarkullon është edhe lija e majmunit.
Në rajonin e Thesalisë në Greqi I riu paraqiti skuqje të lëkurës javën e kaluar dhe fillimisht u transportua në Spitalin e Përgjithshëm të Volos dhe më pas në Spitalin Universitar të LARIS ku iu nënshtrua analizave të nevojshme, ndërsa në të njëjtën kohë u mor një mostër nga lëkura, e cila u dërgua në një laborator special në Selanik.Mësohet se gjendja e 24-vjeçarit paraqitet e mirë.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



