E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
“Në Ukrainë po bombardohen shtëpitë e spitalet”, doli kundër luftës, nis hetimi ndaj opozitarit rus
Bota

“Në Ukrainë po bombardohen shtëpitë e spitalet”, doli kundër luftës, nis hetimi ndaj opozitarit rus

Një nga politikanët e opozitës në Rusi po hetohet për tradhti.
Lajmi është bërë i ditur nga Agjencia shtetërore e lajmeve RIA, e cila ka raportuar se hetimin për politikanin Vladimir Kara-Murza, ka nisur pas një fjalimi të tij.

Në fjalën e tij në Dhomën e Përfaqësuesve të Arizonës Vladimir Kara-Murza, kishte deklaruar se Presidenti Vladimir Putin po bombardonte shtëpitë, spitalet dhe shkollat e Ukrainës.

Avokati i tij u shpreh se një akuzë e tillë merr një dënim i cili shkon deri në 20 vite burg.

Kujtojmë se Moska pretendon se në “operacionin special” në Ukrainë nuk ka qëllim goditjen e civilëve apo infrastrukturës civile, por se që nga nisja e agresionit mijëra ukrainas kanë humbur jetën.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.