E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Negociatat/ Kukan: Maqedonia e Veriut mund të marrë një datë në vjeshtë
Bota

Negociatat/ Kukan: Maqedonia e Veriut mund të marrë një datë në vjeshtë

“Maqedonia e Veriut mund të marrë një datë për fillimin e negociatave në vjeshtë, ndërsa ky skenar është më pak realist për Shqipërinë”. Keshtu shkruajne sot mediat e huaja duke iu referuar nje interviste te dhene nga ish-deputeti i Parlamentit Evropian Eduard Kukan.

Në një intervistë per SFPA, Kukan, i cili kryesoi Grupin Punues të Ballkanit Perëndimor gjatë kohës së tij në PE, shpjegon se Maqedonia e Veriut ka vite që i plotëson kriteret, por Unioni po e shtyn hapjen e negociatave.

 

 

“Maqedonisë së Veriut mund t’i jepej një datë specifike në samitin evropian në vjeshtë, të cilën unë e konsideroj realiste,” thotë ish-deputeti.

Nga ana tjetër, ndërsa ai është i vetëdijshëm se Tirana po pret edhe një hap të ngjashëm, Kukan beson se situata Shqipëria është krejtësisht e ndryshme.

“Shqiperia duhet të zbatojë një reformë të madhe gjyqësore, opozita ka bojkotuar parlamentin dhe, mbi të gjitha, shqiptarët nuk mund të gjejnë kompromis”, theksoi ai, duke shtuar se do të ishte joreale që Shqipëria të merrte datën për momentin.

I pyetur për idenë e shkëmbimit të territoreve sa i perket ceshtjes se Kosoves, e cila po qarkullonte rreth një vit më parë, ai vlerëson se nuk ishte vetëm një strategji fushate.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.