E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Negociatori i “Rithemelimit” për Presidentin kundër Alibeajt: I duhet diversioni dhe përsërit refrenin e mospranimit të Berishës
Politikë

Negociatori i “Rithemelimit” për Presidentin kundër Alibeajt: I duhet diversioni dhe përsërit refrenin e mospranimit të Berishës

Negociatori i Komisionit të Rithemelimit për çështjen e Presidentit, Luçiano Boçi e cilëson Aliebajn si sekser politik të Ramës. Me anë të një postimi në Facebook, Boçi i përgjigjet Alibeajt duke i thënë se nuk mund të vendosë kushte për t’u takuar, referuar këtu kërkesës për të mos qene i pranishëm Sali Berisha.

Sipas Boçit, Alibeaj hodhi në erë procesin kushtetues për presidentin, duke u ulur- siç thotë ai – në prehrin e Ramës si i preferuari i tij.

Më tej deputeti thekson se ai “kërkon të kënaqë Ramën dhe të sanksionojë përçarjen e Grupit Parlamentar në dy grupime, njërin prej të cilëve e zotëron ai me hipotekë”.

Reagimi i Luçiano Boçit

Deklaron teatralisht se do të thërrasë dhe grupin e rithemelimit për negociatat me kusht!?

Një i shkarkuar nga demokratët nuk mund të vendosë kushte.

Këtë thirrje nuk e ka seriozisht dhe sinqerisht për zgjedhjen e Presidentit.

Pasi hodhi në erë procesin kushtetues për presidentin, duke u ulur në prehrin e Ramës si i preferuari i tij, tani po kërkon të kënaqë Ramën dhe të sanksionojë përçarjen e Grupit Parlamentar në dy grupime, njërin prej të cilëve e zotëron ai me hipotekë.

Grupi Parlamentar i PD është një, jo siç do ta shohë z. Alibeaj., të bërë copash.

Thirrjen e tij e vendos Kryesia e grupit, jo një deputet.

Unë dhe Z. Salianji në cilësinë e nën/kryetarit e kemi kërkuar me këmbëngulje mbledhjen e Kryesisë dhe të Grupit, ku të sanksionohej rikthimi i të shkarkuarve, por z. Alibeaj e ka refuzuar, mgjs i ka munguar dhe tagri për ta bërë.

Sot i duhet diversioni dhe përsërit refrenin e mospranimit të Z. Berisha.

Po kërkon kështu njëherazi të legalizojë veten, bashkëpunimin e pistë me Ramën dhe të vulosë përçarjen për hir të axhendave të njohura.

  1. Alibeaj me veprimet e tij të disata ka dëmtuar interesin e demokratëve dhe po shpëton fytyrën e Ramës.
Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.