Nëna dhe motra u vetëflijuan në emër të ringjalljes/ Si nis një ditë e zakonshme për Blerta Josifin
Blerta Josifi, 34-vjeçarja e cila i mbijetoi vetëflijimit në emër të ringjalljes tani jeton me dajën e saj. Xhaxhai, Dhimitraq Josifi tregon si nis një ditë e zakonshme për të, tani që ajo ka dalë nga spitali. Sipas tij, vajza bën një jetë normale, përgatitet për veten, ndihmon në punët e shtëpisë, madje kontakton edhe me disa shokë.
“Blerta tani ka filluar jetën normalisht. Ne e ngacmojmë që ti kthehet jetës normale, i themi që do të futesh ne punë, do të fejohesh, do të martohesh do bëhesh me fëmijë. Këtë rruga ia hapim ne, por ajo nuk ndihet e sigurt. Për familjen ka vështirësi, sepse kanë bërë një jetë të mbyllur. Ajo përgatit veten e saj, ndihmon nusen e dajës në punët e shtëpisë. Këto porosi ja kemi dhënë ne. Pastaj i bëjnë ndonjë shëtitje. Në kontakt me njerëzit është normal. I kemi bërë një grafik për vizitat e njerëzve. I orientojmë ata edhe për bisedat që duhet të bëjnë. Televizor shikon pak, por ka telefonin. Kanë filluar një dy shokë ta marrin në telefon, janë shok të mirë sepse ne e njohim. Ndërsa në Kombinat në mënyrë të prerë nuk do të shkojë. Thotë se më kujtohen të gjitha ato që kam kaluar dhe e kam të vështirë”, thotë Dhimitraqi për emisionin “Me Zemër të Hapur” në News24.
Xhaxhai tregon edhe momentet kur babai i Blertës u hodh nga pallati, ndërsa vajzat në atë kohë nuk kanë pasur ndjeshmëri të madh. Madje e kanë dënuar veprimin e të atit.
“Kur vdiq vëllai, unë kam shkuar i pari në Përmet. Çupat nuk është se ndjenin ndonjë gjë. Ato e dënonin veprimin. Kur vajta unë nuk i gjeta te koka e babait, por ishin tek kisha. Kur erdhën, erdhën grup dhe të gjithë ata interesoheshin për çupat, por ndonjë dhembshuri nuk kishte. Kishin tjetër botëkuptim. Ndoshta botëkuptimi fetar”, u shpreh xhaxhai.
Xhaxhai i Blerta dhe Anisa Josifit, të cilat kryen ritin e vetëflijimit në Kombinat rreth dy muaj më parë, ka rrëfyer detajet të reja rreth ngjarjes që tronditi mbarë opinionin publik.
Dhimitraq Josifi i ftuar në emisionin me “Zemër të Hapur” në News24, ka treguar takimin e fundit në familjen Josifi ku ka shkuar për të takuar Anisën, motrën e madhe e cila u vetëflijua e parë nga agjërimi ekstrem.
Xhaxhai tregon se si e mori vesh rreth izolimit të Anisës dhe bisedën e fundit që pati me nënën e saj Zhanetën, e cila i ka premtuar se vajza e saj do dilte shumë shpejt pasi të kryente ritet.

“Ajo tha, ne e kemi vendosur të treja, rreth 6 muaj e ka provuar vetë, është mbyllur në shtëpi por pa ditur gjë nuk e ka duruar, ka vendosur vetë Anisa që të futet ta provojë, e kështu pastaj vazhdoi ato që dihen më pas.
Ne kemi shkuar disa herë, unë Anisën për herë të fundit e kam parë në janar të 2018, shkuam për një përkujtimore të motrës, kam shkuar me djalin dhe më te në makinë, nuk kemi vënë re asnjë shqetësim, ka qenë 18 janar, ajo u kthye me një kushërirë, erdhëm në Tiranë, e asgjë nuk vumë re.
Në fund të dhjetorit të 2017, më erdhën për vizitë në shtëpi, erdhën për vizitë se u bëra me nip, e nuk kishte asgjë që të vije re. Ushqeheshin normalisht, ishin mirë.
Pastaj vonë, në tetor-nëntor më merr kushëriri I parë në telefon e më thotë që Anisa është mbyllur brenda.
Unë marr gruan e djalin dhe vete, kur shkoj atje gjej vetëm Zhanetën dhe Blertën, çupa është mbyllur në dhomën matanë, bën ritual dhe lexon libra, është rregull që nuk duhet të takohet me njerëz, të shikoj televizor, por kur ikim ne a del, po del shkon në tualet, hamë bukë bashkë, diçka krejt normale që nuk të ngjallte shqetësim.
Unë e porosita nxirreni çupën jashtë të shoh diell, Zhaneta më thotë që edhe pak do rrijë, do vijmë edhe tek ju. Aty ndërruan muhabetet dhe thanë ju në punën tuaj ne në punën tonë”, thekson Dhimitraq Josifi.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco




