Nënë Liza është më e bukur dhe më e mençur se shumica e deputeteve femra të parlamentit shqiptar.
Liza Marku, një malësore e fortë, e kthjellët, por që babëzia e betonit e detyroi të bëhet simbol i luftës për të drejtën e saj, për shtëpinë, të cilën do t’ia shembin me një kompensim qesharak. Pa dashje, Nënë Liza na tregoi se bukuria femërore shqiptare nuk gjendet në Parlament, as ekraneve televizive të, por gjendet atje te Bregu i Lumit dhe gjetkë.
Nën Liza zuri faqet e para të mediave, që nuk kanë interesa në zonën e 5-majit, ku banorët e lagjes u nxorën forcërisht nga shtëpitë kundrejt një dëmshpërblimi qesharak.
Interesat e oligarkëve dhe pushtetarëve janë bërë bashkë, si në çdo herë, edhe këtë herë, dhe po grabisin.
Nënë Liza u bë sërish personazh këtë të premte teksa mori pjesë në Komisionin e Ligjeve në Kuvend. Ajo u dha leksione demokracie deputetëve gjatë një raportimi në seancë dëgjimore, ku u diskutua për shkatërrimet e bëra nga Bashkia.
Nën Liza ndoshta nuk ka shkollë të lartë, as luksin e deputeteve femra të Parlamentit të Republikës, por ajo duket më e mençur, më e artikuluar dhe më e bukur se çdo deputete e Parlamentit.
Është më e mençur dhe më e bukur sepse Nëna Lizë lufton për të drejtën bazike të njeriut, për shtëpinë e saj.
Deputetet e parlamentit shqiptar ia kanë shitur mendjen kryetarëve të partisë ose oligarkisë, nga babëzia për karrierëe për para, e kjo u ka marrë edhe hijeshinë femërore.
Duken edhe të ‘shëmtuara’, përveçse jo të mençura, përballë Nënë Lizës.
Karriera pa meritë, të shëmton, të bën irrituese, dhe kompromenton rëndë bukurinë, mençurinë e sharmin femëror.
Nënë Liza edhe pse me shumë vite mbi shpinë, dukej shumë e bukur, shumë e mençur, kishte sharm dhe elokuencë gjatë fjalimit të saj në Komisionin e Kuvendit.
Nënë Liza është në të drejtën e Zotit, mbron të ndrejtën e saj elementare ndaj është e bukur, e mençur e hijshme…
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



