Nënkryetari i Grupit të PD reagon pas deklaratave të Jonila Godoles: Pse krahasimi i Sali Berishës me Helmut Kohl çalon!
Deklarata e Sekretares së re për të Përndjekurit Politik në PD-së, Jonila Godole ka ngjallur reagime në radhët e demokrateve për faktin se kjo fundit u shpreh se selia blu duhet të distancohej nga Sali Berisha.
Godole mori shembullin e ish-Kancelarit Gjerman Helmut Kohl për të treguar se figura të rëndësishme politike në momente të caktuara kanë vendosur të largohen nga politika dhe partia të distancohet prej tyre.
Por kjo deklaratë është komentuar nga nënkryetari i ri i Grupit të Partisë Demokratike, Luçiano Boçi, i cili e cilëson si të gabuar krahasimin e rastit të Sali Berishës me atë të ish-kancelarit Helmut Kohl.
“Çdo krahasim çalon – thotë një fjalë e urtë gjermane. Ndërsa krahasimi i sjellë në media midis Berishës dhe ish kancelarit Kohl, për qëndrimin që duhet të mbajë një parti politike ndaj ish liderit, jo vetëm çalon, por dhe është krejtësisht i gabuar. Helmut Kohl dhe Berisha ngjasojnë në një pikë.
Në rolin e tyre specifik në kthesat historike të dy vendeve në vitet ‘90. Berisha për rrëzimin e regjimit dhe sjelljen e demokracisë. Kohl për shembjene murit të Berlinit dhe unifikimin e dy Gjermanive. Pjesa tjetër e sjellë në opinion nuk ka pika takimi.
Helmut Kohl u akuzua dhe dënua me pas nga drejtësia gjermane për të ashtëquajturat “fonde të zeza”. Për rrugët jo ligjore që kishte ndërtuar për financimin e partisë që drejtonte CDU, nëpërmjet llogarive sekrete, të padeklaruara.
Vetë Kohl e pranoi një fakt të tillë, duke refuzuar të përmendë emrat e donatorëve.

Pas këtij pranimi faji, CDU u distancua nga ai. Të dalim tek Shqipëria. M.q.s jemi dhe fill post masakrës zgjedhore. Cili ka pranuar “fonde të zeza” dhe madje as me llogari bankare sekrete, por sade kesh, RAMA apo BERISHA? Sa tonelata lekë hodhi PS për të blerë vota masivisht, dhe këto kesh?
– Pa fund! Sa është diferenca midis fondeve që deklaron PS e RAMA dhe atyre që faktikisht u përdorën? – Shumë e madhe! Cili ishte burimi i këtyre parave lumë dhe cili ishte shpërblimi në favore, tendera, koncesione, PPP, taksa të papaguara, shmnangie detyrimesh, që kanë marrë ata që i dhanë këto fonde, nga RAMA?
– Korrupsioni! Kush hodhi më shumë para për Ramën Krimi apo Biznesi i favorizuar?
– Garë frenetike! E pra kjo është saktësia krahasimore.
Konkluzioni del vetë. Në vendet e tjera “fondet e zeza” largojnë çdo kryetar partie nga skena politike, çfarëdo suksesi zgjedhor të ketë sjellë, ndërsa këtu RAMA duartrokitet si triumfator. Suksesi zgjedhor me para të pista është masakër e pastër!!!! Realizuesi i masakrës duhet të dënohet!!!!”, shkruan Lucciano Bocci.

Çfarë deklaroi Jonila Godole në News24: “Vendimi i z. Berisha është vendim personal i tij. Çdo forcë politike tregon pjekurinë e vet pikërisht në këto lloj momentesh të rëndësishme. Kjo do ta çojë PD përpara ose jo, këto janë kosto që do t’i mbajnë ata. Unë kam thënë që bota ka treguar që dhe personalitete të mëdha, të cilët kanë qenë absolutisht të rëndësishëm për gjithë Evropën, ku kam sjellë në vëmendje rastin e ish-kancelarit gjreman Helmut Kohl, në një moment të caktuar partisë i është dashur të marrë një vendim, që të ndahej prej tij, por duke respektuar kontributin e tij deri në fund.
Këto janë vendime që i marrin partitë vetë. Këto janë modele që unë i kam sugjeruar. Nëse mua do më pyesin sot nga brenda PD, patjetër që do ta sugjeroj këtë dhe do flas hapur. Por kjo është pjesë e PD, duhet të tregojë se është vërtet një parti që e meriton të vijë në pushtet. Unë shpresoj shumë që PD të bëjë zgjidhjen e tyre. Sa i përket kauzës së të përndjekurve politikë, për fat të keq nuk ka një forcë tjetër politike këtu, përveç PD, që të jetë shprehur hapur dhe qartë se ai regjim ka qenë kriminal. Ai regjim ka qenë kriminal. Unë do mundohem që në pak vite të arrijmë të kemi një lloj paqeje, të kemi një transparencë të plotë për krimet e komunizmit dhe një kërkim faljeje reale”.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



