E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Neomalësorja braktis Ramën, del e pavarur
Lajme

Neomalësorja braktis Ramën, del e pavarur

Deputetja Marjana Koçeku ka njoftuar largimin nga radhët e shumicës dhe kalimin e saj si deputete e pavarur, përmes një reagimi në rrjetet sociale.

Në deklaratën e saj, ajo thekson se vendimi lidhet me bindjet dhe vlerat personale, të cilat, sipas saj, kanë qenë të njëjta edhe përpara përfshirjes në politikë partiake.

“Prej sot jam deputete e pamvarun. Idealet e vlerat e mia janë ato që i kam pasë e i kam shprehë qysh para se me u asociu me nji parti. Ato m’i diftojne kufijtë,” shkruan ajo.

Largimi i saj vjen në një moment të ndjeshëm për mazhorancën, ndërsa mbetet për t’u parë nëse ky vendim do të pasohet nga zhvillime të tjera politike apo reagime nga Partia Socialiste.

Deri më tani, nuk ka një reagim zyrtar nga kryeministri Edi Rama apo drejtues të tjerë të shumicës lidhur me këtë vendim.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.